Rama: PDK-ja e kishte prioritet ligjin, emri i Justina Shiroka Pulës nuk ishte përmedur nga Kurti deri në momentin e propozimit publik
Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se emri i Justinës Shiroka-Pulës nuk ka qenë pjesë e diskutimeve fillestare, deri në momentin kur ajo është propozuar nga Albin Kurti,
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama tha se prioritet për ta kishte qenë ligji, ndërsa theksoi se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar disa emra të përveçëm.
Ai tha se çështja e Presidentit nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së PDK-së deri në momentin e propozimit, duke shtuar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale ishte prioritet për PDK-në.
“Ju garantoj që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes sonë deri në momentin kur është propozuar Justina Shiroka-Pula. Për ne prioritet ka qenë ligji”.
“Kurti ka kërkuar për dy-tre emra të përveçëm, por Justina Shiroka Pula nuk ka qenë në diskutim”, ka thënë ai.

