Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Behar Isma, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Essenit në Gjermani, Thomas Kufen.
Në fokus të këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale në nivel lokal dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, shkruan Telegrafi.
Të dy përfaqësuesit shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe për të shqyrtuar mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

