Avokati Ardian Bajraktari, në “Click” të RTV21, ka komentuar vizitën e Jakup Krasniqit në familjen e tij, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.
Bajraktari ka kritikuar prezencën e madhe të Policisë gjatë kësaj vizite, duke e vlerësuar atë si të panevojshme.
Ai ka thënë se Krasniqi nuk paraqet rrezik për askënd dhe se, sipas tij, prania e një apo dy zyrtarëve policorë do të ishte e mjaftueshme për të qëndruar pranë familjes së tij.
“Prezenca e madhe e Policisë, jo vetëm në këtë rast, por edhe në rastet e tjera, ka qenë, sipas bindjes sime, joproporcionale. Çfarë ka qenë e nevojshme e gjithë ajo prezencë policore me një person që absolutisht nuk paraqet rrezik për askënd? Vlerësoj se, mes tjerash, bëhet edhe për të mbjellë herë pas here një dozë të frikës. Ai ka mundur të jetë me një apo dy policë, me një veturë, për të qëndruar pranë familjarëve të tij”, ka deklaruar Bajraktari.

