Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka komentuar qëndrimin e Raphinhas në grumbullimin e kombëtares së Brazilit, pavarësisht se futbollisti ishte i pezulluar dhe nuk mund të luante.
Deco bëri të ditur se klubi kishte komunikuar me Federatën Braziliane të Futbollit dhe se marrëdhëniet mes palëve janë shumë të mira.
“Ne folëm me Federatën Braziliane të Futbollit dhe kam një marrëdhënie të mirë me drejtorin e tyre sportiv”, u shpreh Deco.
Ai gjithashtu theksoi se kthimi i Raphinhas më herët nuk do të kishte sjellë ndonjë ndryshim të madh, pasi skuadra kishte ditë pushimi.
“Nuk do të kishte bërë shumë dallim nëse ai do të kthehej nesër apo më herët, pasi gjithsesi kishte ditë pushimi”, deklaroi drejtuesi i Barcelonës.
Në fund, Deco konfirmoi se sulmuesi brazilian kishte vazhduar stërvitjet gjatë kësaj periudhe dhe se klubi nuk ka asnjë shqetësim për këtë situatë.
“Raphinha vazhdoi të stërvitej, kështu që nuk ka absolutisht asnjë problem”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/

