KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shqiptari nga Belgjika me paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Botëror të Picës, Eugen Arllati renditet në top 40!

Shqiptari nga Belgjika me paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Botëror të Picës, Eugen Arllati renditet në top 40!

Një shqiptar që jeton në Belgjikë, Eugen Arllati, ka arritur një rezultat të veçantë në Kampionatin Botëror Pizza DOC, të mbajtur në Capaccio Paestum, afër Salernos në Itali.

Arllati mori pjesë në këtë garë prestigjioze duke përfaqësuar picerinë e tij familjare, “Pizzeria da Toto”, me seli në Bruksel të Belgjikës, ku pati mundësinë të prezantojë aftësitë e tij përballë garuesve nga vende të ndryshme të botës.

Në një kampionat që mblodhi rreth 600 pjesëmarrës në kategori të ndryshme, shqiptari arriti të renditet në vendin e 38-të në kategorinë “Pizza Contemporanea”, duke siguruar kështu një vend në mesin e 40 më të mirëve në botë në këtë kategori.

Për të bindur jurinë, Arllati kishte përgatitur një picë të veçantë me kombinim shijesh me të cilin prezantoi kreativitetin dhe përkushtimin e tij ndaj artit të picës.

Vlen të ceket se ky është një suskes i madh, pasi thuhet se në botë ekzistojnë rreth 300 mijë “Piazzolo” dhe të renditesh në vendin e 38’të është mjaft arritje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.