KB Trepça ka regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën kroate të Splitit me rezultat 94:88.
Kampionët e Kosovës arritën të triumfojnë para tifozëve të tyre në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në një ndeshje me shumë pikë dhe rivalitet deri në fund, shkruan Indeksonline
Më të dalluarit te skuadra mitrovicase ishin Drilon Hajrizi dhe Andrew Thelwell, të cilët realizuan nga 18 pikë secili.
Hajrizi regjistroi gjithashtu dy kërcime dhe dy asistime, ndërsa Thelwell e përfundoi ndeshjen me katër kërcime dhe tri asistime.
Me këtë fitore, Trepça vazhdon paraqitjet e saj në arenën evropiane, duke dëshmuar edhe një herë forcën e kampionëve të Kosovës./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

