KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Leart Krasniqi, talenti 16-vjeçar nga Podujeva që po shkëlqen në futbollin gjerman

Leart Krasniqi, talenti 16-vjeçar nga Podujeva që po shkëlqen në futbollin gjerman

Leart Krasniqi është një nga talentet e rinj kosovarë që po ndërton rrugëtimin e tij në futbollin gjerman.

I lindur në vitin 2010 në Berlin, me prejardhje familjare nga Podujeva, 16-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit te skuadra gjermane SV Babelsberg 03.

Pavarësisht moshës së re, Krasniqi dallohet për fizikun dhe shtatlartësinë e tij, ndërsa njëkohësisht është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17, të cilën e përfaqëson me krenari në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ai ishte pjesë e Dardanëve U17 në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian, të zhvilluar në Kroaci, ku Kosova u përball me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë.

Leart Krasniqi synon të vazhdojë zhvillimin e tij në futboll dhe të jetë një nga emrat premtues të gjeneratës së tij, duke mbajtur lart flamurin e Kosovës./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.