Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe është larguar nga aty nën përcjelljen e forcave të shumta policore dhe zyrtarëve të EULEX-it.
Krasniqi kishte arritur në shtëpinë e tij paraditen e sotme, ku kishte qëndruar për disa orë.
Vizita e tij në Kosovë është mundësuar me leje nga Gjykata Speciale, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Ndryshe, një numër qytetarësh kishin dalë pranë shtëpisë së Krasniqit, me shpresën se do të kishin mundësi ta takonin dhe t’i shprehnin mbështetjen e tyre./ IndeksOnline/.
Burimi: indeksonline.net ↗

