KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfirmohet paraburgimi për dy shqiptarët e arrestuar në Itali, vazhdon kërkimi për të arratisurin

Konfirmohet paraburgimi për dy shqiptarët e arrestuar në Itali, vazhdon kërkimi për të arratisurin

Dy shtetasit shqiptarë, L.T, 34 vjeç, dhe A.T, 22 vjeç, do të mbeten në burg pas konfirmimit të masës së paraburgimit nga autoritetet gjyqësore italiane, pesë ditë pas arrestimit të tyre në një aksion policor në zonën e Osimos, në Itali.

Sipas mediumit italian Osimo Oggi, dy shqiptarët u arrestuan gjatë një operacioni të Karabinierëve në një objekt akomodimi të quajtur “Immersa nel Verde”, në rrugën Soderini.

Ata dyshohen për përfshirje në vjedhje të banesave, ndërsa arrestimi erdhi pas një operacioni përcjelljeje dhe gjurmimi nga policia.

Gjatë ndërhyrjes, personi i tretë që dyshohet se ishte pjesë e grupit arriti t’u ikte policëve pas një përleshjeje me efektivët.

Sipas raportimit, ai u largua nëpër fusha dhe më pas dyshohet se vodhi një automjet të parkuar për t’u larguar nga zona e Aspios.

Policia italiane ka vazhduar kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij, ndërsa po heton edhe lidhjet dhe ndihmën e mundshme që mund të ketë marrë gjatë arratisjes.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan para të gatshme, ar dhe stoli, me vlerë të përgjithshme prej 2.810 eurosh, të cilat, sipas mediumit italian, u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

Po ashtu, u sekuestruan edhe disa mjete që dyshohet se përdoreshin për hapjen e kasafortave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.