Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, duke brohoritur “UÇK” në momentin kur ai po largohej nga shtëpia.
Krasniqi përfundoi vizitën e tij disaorëshe në Kosovë, gjatë së cilës qëndroi me familjarët në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.
Vizita e tij mësohet se u realizua për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Pas qëndrimit pranë familjes, Krasniqi u largua nën përcjelljen e policisë, ndërsa qytetarët e pranishëm e përcollën me thirrjet “UÇK”./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

