Bayern Munich nuk ka ndërmend ta shesë Michael Olisen, madje as nëse në adresë të klubit vjen një ofertë prej 300 milionë eurosh.
Presidenti Herbert Hainer theksoi se bavarezët nuk janë klub që shet yjet e tij, duke shtuar se Olise është i lumtur në Mynih dhe ka kontratë deri në vitin 2029.
Ai gjithashtu zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt mes Real Madridit dhe lojtarit apo përfaqësuesit të tij. Synimi i Bayernit është që francezi të qëndrojë për shumë vite në klub./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

