S.Dakaj, i lindur në vitin 1967 ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Suharekë.
Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, viktima është sjellë sot rreth orës 12:50 në Emergjencën e këtij spitali nga ekipi i urgjencës nga Suhareka, pa shenja jete, raporton IndeksOnline.
Gjatë ekzaminimit mjekësor janë konstatuar disa plagë në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, përfshirë kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, për ta rikthyer në jetë përmes reanimimit kardiopulmonar, përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme dhe është konstatuar vdekja e tij.
Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuar është Rrahman Hoti, i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

