Pas ndërprerjes së seancës më 12 nëntor, Kuvendi i RMV-së do të rifillojë sot me pyetjet parlamentare të opozitës. Kryetari Afrim Gashi informoi se është arritur një marrëveshje që pauzat në të ardhmen të mos llogariten në dy orët e parapara për bërjen e pyetjeve.
Gashi shpjegoi se pas interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Punës, shumica dhe opozita ranë dakord që në të ardhmen, pauzat nuk do të llogariten në dy orët e caktuara për pyetjet parlamentare, por duhet të tregohet kujdes që të mos vonohet paraqitja e tyre.
Në rend të ditës janë gjithashtu disa zgjidhje ligjore dhe projektvendime, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për Privatizimin dhe Qiradhënien e Tokës Ndërtimore.
Deputetët do të debatojnë gjithashtu rezolutën mbi politikën e migracionit për periudhën 2026–2030./Telegrafi/

