Vëllai i Madh ka surprizuar banorët e shtëpisë së Big Brother-it, duke ua mundësuar ndjekjen e ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës.
Përmes një letre, banorëve u është bërë e ditur se ata do të
kenë mundësinë ta përcjellin ndeshjen nga Gaming Room-i i shtëpisë.
Letrën e ka lexuar Zoja, ndërsa në të thuhej:
“Sonte në Gaming Room mund ta ndiqni lojën mes Irlandës dhe
Kosovës. LG dhe Neptun ju ftojnë t’i ndieni krenarinë dhe emocionet që na japin
djemtë tanë”.
Kështu, edhe banorët e Big Brother-it do të kenë mundësinë t’u
bashkohen emocioneve të tifozëve dhe të mbështesin Dardanët në përballjen me
Irlandën
Komentatori i ndeshjes Andin Lokaj i përshëndeti banorët duke thënë se ndeshja po ndiqej edhe brenda shtëpisë.
Burimi: klankosova.tv ↗

