KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera

Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera

Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Express votimi do të ndodhë në vazhdimin e seancës e cila u ndëpre të premten që shkoi në mungesë kuorumi. Në fakt, Kuvendi pritet ta rrëzojë dekretin e Presidentes me të cilin Ligji i ishte kthyer Kuvendit, që ligji të hyjë në fuqi e më pas të amendamentohet.

Një seancë e re  plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00. Aty, në rend dite do të jetë buxheti dhe 10 pika tjera.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale.

Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale u bë në mbrëmjen e 6 tetorit, pas disa javësh protestash në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, pas dënimit të shkallës së parë të Gjykatës për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të enjtën, në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 11 pika, si vazhdimësi e seancës së kaluar, ku përfshihen shqyrtimi i disa projektligjeve, përfshirë atë mbi ndarjet buxhetore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.