KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës do të gjendet në vazon e tretë, njësoi si Shqipëria, në kualifikueset e “Euro 2028”, me shortin që do të tërhiqet më 6 dhjetor.

“Dardanët” pësuan humbje të thellë në udhëtim në Dublin prej 3-0, sfidë ku ishim me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të shkaku i kartonit të kuq së Kreshnik Hajrizit.

Më e dhimbshme se kjo është humbje është se tani Kosova do të jetë në vazon e tretë, pra logjikisht do të kemi dy kundërshtarë të fortë në kualfikueset e “Euro 2028”.

Por, përparësia është se Kosova nuk do të përballet me Shqipërinë, kësisoj dy kombëtaret do të jenë në grupe të ndryshme me objektiv për ta siguruar biletën për Evropian.

Renditja e plotë e pesë vazove do të jetë kështu:

Vazo 1: Angli, Portugali, Franci, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Greqi, Itali, Norvegji, Kroaci

Vazo 2: Uells, Serbi, Turqi, Çeki, Zvicër, Suedi, Austri, Hungari, Irlandë Veriore, Slloveni, Bosnja/Hercegovinë, Irlandë

Vazo 3: Kosovë, Shqipëri, Skoci, Ukrainë, Poloni, Rumani, Izrael, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Islandë, Sllovaki

Vazo 4: Estoni, Bjellorusi, Ishujt Farore, Qipro, Finlandë, Moldavi, Armeni, Bullgari, Luksemburg, Kazakistan, Letoni, San Marino

Vazo 5: Maltë, Azerbajxhan, Lituani, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn.

Kuptohet, rregullat e UEFA-s për Kosovës mbesin të njëjta, pra nuk mund të jemi në të njëjtin grup kualifikues me Serbinë dhe Bosnja-Hercegovinën, që gjenden në vazon e dytë.

Si funksionon sistemi i kualifikimeve?

Në fazën eliminatore do të marrin pjesë 54 kombëtare, të ndara në 12 grupe.

– 12 fituesit e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në Euro 2028.

– Tetë nënkampionët më të mirë sigurojnë gjithashtu kualifikimin direkt.

– Katër nënkampionët e tjerë do të kenë mundësinë të kërkojnë një vend përmes play-offit.

Si funksionon sistemi i kualifikimeve?

Në fazën eliminatore do të marrin pjesë 54 kombëtare, të ndara në 12 grupe.

– 12 fituesit e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në Euro 2028.

– Tetë nënkampionët më të mirë sigurojnë gjithashtu kualifikimin direkt.

– Katër nënkampionët e tjerë do të kenë mundësinë të kërkojnë një vend përmes play-offit.

Kështu, 20 nga 24 vendet në Evropian do të përcaktohen përmes fazës së rregullt kualifikuese, ndërsa katër vendet e tjera do të ndahen përmes sistemit të rezervuar për nikoqirët dhe play-offit.

Kur zhvillohen kualifikueset?

Shorti – 6 dhjetor 2026

Ndeshjet kualifikuese fillojnë – Mars 2027

Kualifikueset përfundojnë – Nëntor 2027

Shorti do të mbahet më 6 dhjetor, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.Evropiani do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, në katër vendet organizatore./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.