Ka përfunduar pjesa e parë e derbit skandinav mes Danimarkës dhe Norvegjisë, i vlefshëm për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ku vendasit po udhëheqin me rezultat 2-1.
Danezët e nisën takimin vrullshëm dhe arritën të shënojnë dy gola të shpejtë brenda çerekorëshit të parë. Sulmuesi Rasmus Højlund zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të (1-0), ndërsa vetëm tre minuta më vonë (14′), kapiteni Pierre-Emile Højbjerg dyfishoi avantazhin në 2-0 pas asistimit nga Gustav Isaksen.
Norvegjia u mundua të reagonte dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të përmes Erling Haaland, por festa e miqve u prish pas rishikimit nga sistemi VAR, i cili e anuloi golin.
Megjithatë, sulmuesi norvegjez nuk u dorëzua dhe katër minuta më vonë (37′) shënoi sërish, këtë herë rregullisht, pas një asistimi të saktë nga Martin Ødegaard, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45+2′), Leo Østigård u ndëshkua me karton të verdhë, duke mbyllur kështu 45 minutat e para me tension dhe spektakël, ku gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë. /IndeksOnline/
🚨⚽ GOAL: ERLING HAALAND SCORES FOR NORWAY! 🇳🇴✨
GAME ON. ✨
🇩🇰 Denmark [2-1] Norway 🇳🇴 https://t.co/g42YTOqrFo
— FÚTBOL HUB (@FutbolHub_) November 17, 2026

