Kombëtarja e Irlandës e ka nisur pjesën e dytë me gol, duke e dyfishuar epërsinë në 2-0 ndaj Kosovës në stadiumin “Aviva” të Dublinit, shkruan IndeksOnline.
Ashtu si në fraksionin e parë, rrugën e rrjetës për vendasit e gjeti sërish sulmuesi Troy Parrott në minutën e 50-të, duke u treguar përsëri i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq të Kreshnik Hajrizit në minutën e 26-të dhe në disavantazh prej dy golash, misioni i “Dardanëve” në Dublin vështirësohet maksimalisht. /IndeksOnline/
🚨Troy Parrott doubles the lead.
🇮🇪 Ireland 2-0 Kosovo 🇽🇰
pic.twitter.com/anRrgA2zfy
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 17, 2026
Burimi: indeksonline.net ↗

