Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me dominim total përballjen e sontme ndaj Irlandës në stadiumin “Aviva” të Dublinit, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” po e kontrollojnë plotësisht lojën në pjesën e parë gjatë 2 minutave të parë të ndeshjes, duke krijuar disa aksione dhe raste mjaft të bukura shënimi, por deri më tani u ka munguar konkretizimi para portës kundërshtare, shkruan IndeksOnline.
Rezultati aktual mbetet 0-0, teksa të përzgjedhurit e Franco Fodës po vazhdojnë presionin e lartë në kërkim të golit të epërsisë. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

