KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vergori dhe Hallengren flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Vergori dhe Hallengren flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me Charlotte Hallengren, drejtore për operacione në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar të NATO-s.

Takimi u zhvillua në kampin “Film City” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Sipas KFOR-it, takimi shërbeu si mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.

“Gjeneralmajor Vergori rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për përmbushjen e mandatit të tij dhe për kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në këtë kontekst, KFOR-i vazhdon të zbatojë optimizimin e pranisë së tij përmes një qasjeje graduale, të bazuar në kushte dhe të kthyeshme, e cila udhëhiqet nga zhvillimet në terren. Ky proces nuk ndikon në përkushtimin apo gatishmërinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që lidhet me sigurinë, sa herë që kjo kërkohet” thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.