Tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, po vazhdojnë të krijojnë atmosferë të zjarrtë në Dublin, pak orë para fillimit të përballjes vendimtare ndaj Irlandës.
Përveç flamujve kombëtarë dhe atyre të Kosovës, në rrugët e kryeqytetit irlandez nuk ka munguar as flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili është shpalosur nga tifozët e pranishëm atje, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës zhvillohet sonte në stadiumin “Aviva” të Dublinit me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

