Marcos Senna ka mbështetur vendimin e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës, ndonëse mesfushori spanjoll kishte edhe një ofertë nga Real Madridi.
Ish-mesfushori i Spanjës, kampion i Evropës në vitin 2008, në një intervistë për “SER Catalunya” deklaroi:
“E kuptoj plotësisht pse Rodri preferoi Barcelonën para Real Madridit”.
Senna, i cili aktualisht është ambasador dhe drejtor i marrëdhënieve institucionale te Villarreal, beson se stili i lojës së Rodrit përshtatet shumë mirë me filozofinë e klubit katalanas.
Ai gjithashtu vlerësoi Pedrin, për të cilin tha: “Më pëlqen shumë”.
Senna foli edhe për Lamine Yamalin, duke parashikuar se talenti i Barcelonës herët apo vonë do ta fitojë Topin e Artë.
“Nuk është e lehtë të gjesh një talent të tillë”, u shpreh ai. /Zëri

