KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Një gjumë i mirë gjatë natës është thelbësor jo vetëm për rikuperimin e energjive, por edhe për funksionimin e shumë proceseve në organizëm. Një studim i Universitetit të Kalifornisë në ka zbuluar mekanizmin nervor që kontrollon çlirimin e hormonit të rritjes gjatë gjumit.

Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “Cell”, tregon se ky hormon vazhdon të luajë rol të rëndësishëm edhe në moshë madhore, duke ndihmuar në ruajtjen e masës muskulore, forcimin e kockave, djegien e yndyrës së depozituar dhe kontrollin e sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se gjatë fazës së gjumit të thellë ulet aktiviteti i qelizave nervore që pengojnë çlirimin e hormonit të rritjes, duke favorizuar prodhimin e tij. Ndërsa gjatë fazës REM, e lidhur me ëndrrat, ndryshon sërish aktiviteti nervor dhe rritet sekretimi i këtij hormoni.

Një tjetër zbulim është se hormoni i rritjes ndikon edhe në procesin e zgjimit, duke aktivizuar një zonë të trurit përgjegjëse për vigjilencën, vëmendjen dhe përqendrimin.

Sipas studiuesve, mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të çrregullojë këtë mekanizëm dhe të ndikojë në metabolizëm, duke u lidhur me rrezik më të lartë për obezitet, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Studimi është kryer te minjtë dhe nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar nëse këto rezultate vlejnë edhe për njerëzit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.