Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka deklaruar se “kryeministri Albin Kurti ka përfituar politikisht nga kjo situatë”.
Sipas Haradinajt, Kurti ka ndryshuar qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për përfitime politike, duke pretenduar se më herët ka bërë përpjekje që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.
“Albin Kurti e pa që është pak gjasa me dalë të padënuar, prandaj përfitoi politikisht, gjoja se tash po i dhimben ata e për gjashtë vite bëri çmos që ata me nejt mrena, e tash nuk po i sheh më konkurrentë”, ka deklaruar Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
Ai ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës, duke thënë se sipas tij, dënimi ka dy qëllime.
Sipas Haradinajt, përmes këtij vendimi Gjykata ka tentuar të krijojë përshtypjen e një qasjeje më të relaksuar, duke shqiptuar një dënim më të ulët, por njëkohësisht duke konstatuar fajësinë.
Ai ka vlerësuar gjithashtu se ky vendim i hap rrugë Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë më tej çështjen e fajësisë.
“"Njëri e bëri për makiazh, tregoi relaksin, qysh megjithatë nuk shkoi me dënime sa ka mujt me shku, por e konstatoi fajësinë, dhe ia shtruan rrugën e Gjykatës së Apelit që ata të japin një fajësi”.
Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.

