KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“E gjeta në Google” – Muzikanti slloven kërkon falje për interpetimin e këngës skandaloze në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së

“E gjeta në Google” – Muzikanti slloven kërkon falje për interpetimin e këngës skandaloze në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së

Muzikanti dhe fizarmonicisti i njohur slloven, Marko Hatlak, ka kërkuar falje për interpretimin e këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026 në Bruksel, pasi kjo këngë përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Hatlak, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e programit muzikor të këtij aktiviteti, ka thënë se përzgjedhja e këngës ishte e paqëllimshme dhe se nuk kishte njohuri për kontekstin e saj historik dhe politik, transmeton lajmi.net.

Në një reagim publik, muzikanti slloven ka shpjeguar se këngën e kishte gjetur përmes një kërkimi në Google, ku ajo ishte prezantuar si këngë patriotike.

“Kur kërkova në Google për një këngë tradicionale nga Kosova, më doli kënga ‘Oj Kosovo, Kosovo’. Platforma e kërkimit e përshkruante këtë këngë si patriotike. Unë e përzgjodha atë nga këndvështrimi i një muzikanti, pra duke u bazuar në harmoninë, ritmin dhe tingullin e saj”, ka deklaruar Hatlak.

Ai ka thënë se kishte pasur vetëm një javë kohë për përgatitjen e programit dhe se gjatë kësaj periudhe nuk kishte arritur të gjente informacione për domethënien e këngës.

Sipas tij, as gjatë shqyrtimit të programit nga organizatorët nuk ishte vërejtur natyra problematike e kësaj përzgjedhjeje.

“U kërkoj sinqerisht falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje”, ka thënë ai.

Hatlak ka bërë të ditur se kërkimfaljen ua ka dërguar edhe ambasadorëve të Kosovës në Slloveni dhe Belgjikë, Valdet Sadikut dhe Agron Bajramit, kryenegociatorit për Integrimin Evropian, Jeton Zulfajt, si dhe komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Muzikanti ka këmbëngulur se nuk kishte pasur qëllim të fyejë Kosovën apo qytetarët e saj.

“Dua të theksoj se, po ta kisha ditur kontekstin dhe domethënien e saj, sigurisht që nuk do ta kisha interpretuar. Gjatë gjithë karrierës sime, jam përpjekur që përmes muzikës t’u sjell njerëzve vetëm gëzim dhe paqe të brendshme. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd”, ka deklaruar Hatlak.

Ai ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke shpresuar që kërkimfalja e tij të pranohet./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.