Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përballur me një tjetër pyetje nga gazetari Lirim Mehmetaj lidhur me pagesat nga GEN-I Beograd.
Në Debat Plus, Mehmetaj e ka pyetur Berishajn nëse kishte pranuar para nga GEN-I Beograd deri në prill të vitit 2022, kur njëkohësisht ishte ambasador i Kosovës.
“Pse keni pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës sa keni qenë ambasador, deri në prill 2022?”, e ka pyetur Mehmetaj.
Berishaj e ka kundërshtuar pyetjen, ndërsa e ka akuzuar Mehmetajn se po e paraqet çështjen në mënyrë mashtruese.
“Ju keni me u përgjigj diku ku duhet me u përgjigj… Ti së pari po hamëndson në mashtrim… Jo, mos e rrej popullin, mos e rrej popullin”, ka thënë Berishaj.
Berishaj ka mohuar se ka pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

