KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Specialja njofton edhe në X: Nesër nga ora 10:00 aktgjykimi në rastin tjetër ndaj Thaçit dhe të tjerëve, transmetohet online në tri gjuhë

Specialja njofton edhe në X: Nesër nga ora 10:00 aktgjykimi në rastin tjetër ndaj Thaçit dhe të tjerëve, transmetohet online në tri gjuhë

Gjykatësi e ka caktuar për nesër shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e dytë të Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë.

Gjykata Speciale njoftoi se për çështjen e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, aktgjykimi do të shpallet në orën 10:00 sipas kohës së Europës Qendrore (CET).

“Seanca publike do të transmetohet gjithashtu me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Transmetimi me video mund të ndiqet nga çdo vend përmes faqes së internetit ose YouTube-it, në lidhjet e mëposhtme”, thuhet në postimin e gjykatës në X, ku shtohen edhe linqet e transmetimit në tri gjuhë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.