KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Dhomave të Specializuara, UÇK-ja mbetet në themelet e lirisë së Kosovës

OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Dhomave të Specializuara, UÇK-ja mbetet në themelet e lirisë së Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), përmes një reagimi publik, ka shprehur mosbesimin e saj ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke kritikuar mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se mënyra se si është udhëhequr procesi ka dëmtuar rëndë besimin në profesionalizmin dhe paanshmërinë e kësaj gjykate.

Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, që do të mbahet nesër, më 17 nëntor, në orën 10:00, organizata ka përcjellë mesazhin se asnjë vendim i kësaj gjykate nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

OVL-UÇK thekson se goditjet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk do ta dobësojnë dhe as nuk do ta zmbrapsin, por do ta bëjnë edhe më të vendosur dhe më të bashkuar.

“UÇK-ja nuk ka vend në bankën e të akuzuarve të historisë. Ajo qëndron në themelet e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Hashim Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit do të jetë publike dhe do të mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mesazhi i OVL-UÇK-së vjen në prag të një vendimi të rëndësishëm gjyqësor, duke ritheksuar qëndrimin e organizatës për luftën e UÇK-së dhe historinë e saj në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.