Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza, ka marrë një tjetër besim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Ai është deleguar për të drejtuar duelin mes Kombëtares së Shqipërisë U-21 dhe asaj të Spanjës U-21, ndeshje kjo miqësore që do të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Air Albania”, shkruan IndeksOnline.
Delegimi i tij në një ndeshje të këtij niveli dëshmon edhe një herë vlerësimin e lartë dhe reputacionin që gjyqtari nga Kosova gëzon në futbollin evropian. / IndeksOnline
Burimi: indeksonline.net ↗

