KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fishkëllimat ndaj Izraelit, Ademi: Mund të luajmë edhe kundër shteteve që s’e njohin Kosovën, në fushë të respektohet kundërshtari

Fishkëllimat ndaj Izraelit, Ademi: Mund të luajmë edhe kundër shteteve që s’e njohin Kosovën, në fushë të respektohet kundërshtari

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar fishkëllimat e tifozëve të Kosovës ndaj Kombëtares së Izraelit, gjatë ndeshjes së së shtunës, më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“UEFA dhe FIFA kanë rregulla të qarta për sjelljen në stadiume. Mesazhet politike dhe veprimet e ndaluara mund të sjellin dënime financiare, sportive dhe juridike për Federatën. Ne mund të luajmë edhe kundër shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por në fushë duhet të respektohen rregullat sportive dhe kundërshtari”, tha Ademi për Albinfo.ch.

Ai theksoi se Federata është dënuar edhe më parë për sjelljen e tifozëve, duke u bërë thirrje që ta mbështesin Kombëtaren me gjithë zemër, por në mënyrë dinjitoze.

“Sjellja në stadium është edhe pjesë e imazhit të shtetit tonë”, ka theksuar i pari i FFK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.