Futbollisti i njohur irlandez, James McClean, ndonëse është ende aktiv në futboll, duket se po e orienton gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt boksit.
37-vjeçari është duke u përgatitur për mundësinë që të zhvillojë një meç në boksin profesionist, shkruan Indeksonline.
View this post on Instagram
A post shared by James McClean (@macajw)
A post shared by James McClean (@macajw)
Ish-mesfushori i Sunderlandit, Stoke Cityt, Wiganit, West Bromwich Albionit dhe skuadrave të tjera, aktualisht është pjesë e Derry Cityt në Irlandë.
Në rrjetet e tij sociale, McClean publikon vazhdimisht pamje nga stërvitjet në boks, duke treguar se kjo disiplinë sportive është bërë një prej pasioneve të tij të mëdha.
Kujtojmë se McClean ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Irlandës, e cila do të jetë kundërshtare e Kosovës në ndeshjen e së martës në UEFA Nations League./Indeksonline/

