KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në një aktivitet të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu e ka cilësuar shqetësues interpretimin e kësaj kënge, duke theksuar se ajo promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se një aktivitet që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Më tej, kryetarja e Kuvendit ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e kësaj kënge, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme.

“Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme. Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin”, ka theksuar Haxhiu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.