KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Me Lamine nuk ka debat, është privilegj që e kemi në skuadër”, trajneri i Spanjës e lartëson Yamalin

“Me Lamine nuk ka debat, është privilegj që e kemi në skuadër”, trajneri i Spanjës e lartëson Yamalin

Përfaqësuesja e Spanjës nuk ka dilema për rëndësinë e Lamine Yamalit, i cili vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së Luis de la Fuentes.

"Me Lamine nuk ka debat, është privilegj ta kemi në skuadër", thoshte trajneri kampion botëror.

Talenti i Barcelonës është në qendër të projektit të kampionëve të Evropës dhe ndikimi i tij në lojën e ekipit nuk vihet në diskutim.

Paraqitjet e tij kanë dëshmuar se Spanja ka në dispozicion një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të bëjë diferencën edhe në ndeshjet më të vështira.

Cilësitë individuale, kreativiteti dhe aftësia për të vendosur ndeshjet e bëjnë atë një element kyç të skuadrës.

Megjithatë, rreth Yamalit është krijuar edhe një debat për angazhimin e tij me përfaqësuesen, sidomos pas mungesës në ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

Përzgjedhësi Luis de la Fuente doli publikisht në mbrojtje të tij, duke mohuar kategorikisht se lojtari ka ndonjë privilegj në kombëtare. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.