Mbrojtësi i krahut i Kosovës U21, Leon Parduzi, ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00.
Parduzi u shpreh se ndihet i ambientuar me grupin, pasi ka më shumë se një vit që është pjesë e përfaqësueses, ndërsa theksoi se njohja mes futbollistëve është një përparësi për këtë përballje, shkruan Indeksonline
Ai rikujtoi se Kosova U21 është përballur me Luksemburgun edhe para rreth gjashtë muajsh, duke vlerësuar se skuadra është e përgatitur për sfidën e radhës.
“Kam më shumë se një vit këtu dhe tashmë i njoh të gjithë. Sa i përket ndeshjes ndaj Luksemburgut, jemi përballur me ta para rreth gjashtë muajsh. Kjo është pozitive, pasi të gjithë djemtë jemi gati.
“Gashijani, Lleshi dhe unë pothuajse kemi mbetur nga gjenerata e vitit 2006. Të gjithë lojtarët e rinj duhet t’u tregojnë të tjerëve se si luhet këtu te U21-shat dhe të na ndihmojnë në ndeshjen ndaj Luksemburgut”, deklaroi Parduzi./Indeksonline/

