Edon Zhegrova vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës.
Ylli kosovar momentalisht është dribluesi më i mirë i këtij sezoni në Ligën e Kombeve, shkruan Indeksonline
Ai ka bërë 20 driblime të sakta, duke lënë mbrëma yje të futbollit, si Antonio Nusa (Norvegji), Crysencio Summerville (Holandë) dhe Arda Guler (Turqi).
“Luani” i Kosovës do të mungojë në ndeshjen ndaj Irlandës, që luhet të martën nga ora 20:45./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

