Shqipëria e Rolando Maran ka marrë një fytyrë tjetër. Kuqezinjtë mposhtën 0-2 Bjellorusinë në Budapest, duke e mbyllur të parët në grup, ndërsa trajneri i Kombëtares foli për mediat pas ndeshjes.
“Në fakt komplimenta për lojtarët. Sigurisht që është e vërtetë që janë disa fitore, edhe lojtarët që kanë debutuar, por edhe statistikat. Kemi rekord pikësh. Kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak.
Skuadra ka përthithur idetë tuaja? Në fillim të rrugëtimit se ke të mundur të perceptosh. Por me zhvillimin e këtyre ndeshjeve skuadra është rritur shumë.
Shqiptarët duan Europianin? Jemi në pikat e duhura dhe bëjnë mirë që e duan Europianin. Falenderoj edhe presidentin për besimin që më dha. I lumtur edhe për tifozët dhe mbështetjen e tyre”, tha Maran.

