KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spanja do ta prezantoj trofeun e Kupës së Botës para duelit me Anglinë!

Spanja do ta prezantoj trofeun e Kupës së Botës para duelit me Anglinë!

Një mbrëmje e veçantë pritet në Madrid, aty ku Spanja do të përballet me Anglinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Përpara fillimit të takimit, tifozët në stadiumin Metropolitano do të kenë mundësinë të festojnë një tjetër moment historik të futbollit spanjoll, prezantimin e trofeut të Kupës së Botës.

Federata Mbretërore e Futbollit të Spanjës ka përgatitur një ceremoni speciale për të nderuar kombëtaren, e cila në vitin 2026 fitoi për herë të dytë në histori titullin e kampionit të botës shkruan Indeks Online.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes do të jetë prezantimi i trofeut prestigjioz përpara tifozëve në Metropolitano. Këtë detyrë pritet ta kryejë Fernando Torres, një prej legjendave të gjeneratës së artë të Spanjës, i cili do t’ia dorëzojë trofeun kapitenit aktual të kombëtares, Unai Simón.

Në ceremoninë speciale pritet të jenë të pranishëm edhe emra të mëdhenj të historisë së futbollit spanjoll, si Iker Casillas dhe Fernando Llorente.

Por festa nuk do të përfundojë me prezantimin e trofeut. Federata ka organizuar gjithashtu një koreografi gjigante në tribuna, spektakël me drita dhe aktivitete të ndryshme për tifozët, duke e kthyer këtë përballje në një mbrëmje të paharrueshme.

Spanja synon ta mbyllë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve me një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa Anglia do të kërkojë fitoren për të luftuar për vendin e parë në grup./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.