KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë

Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi nuk do të luajë sonte në ndeshjen vendimtare ndaj Bjellorusisë.

Mungesa e tij tashmë është konfirmuar, pasi stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë me Muçin, të cilit i kushtoi ndërhyrja e rëndë e Miro Tenho në ndeshjen ndaj Finlandës.

Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes për Shqipërinë, stafi teknik ka vendosur të mos marrë rrezikun e përkeqësimit të gjendjes fizike të futbollistit, duke preferuar një alternativë tjetër në repartin ofensiv.

Një vendim që merr në konsideratë edhe detyrimet e Muçit ndaj klubit të tij, raporton TCH, transmeton Klankosova.tv.

Mungesa e tij është një goditje e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët humbasin një nga lojtarët më në formë të momentit, autorin e golit spektakolar ndaj Finlandës, por edhe të golit të dytë në fitoren 3-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.