KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti u lejon atyre hyrjen në Kosovë, ndërsa atij dhe familjarëve të tij jo.

Sipas medias serbe ">“Nacionalni Magazin”, Vuçiq ka shprehur pakënaqësi për atë që ai e ka cilësuar si trajtim të ndryshëm të përfaqësuesve të Listës Studentore në krahasim me të dhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar dhe as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa më pas, sipas tij, në një komunikatë ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të Listës Studentore.

“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka deklaruar Vuçiq./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.