KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vuçiq ‘vajton’, thotë se pa lejen e Kurtit s’mund të hyjë në Kosovë

Vuçiq ‘vajton’, thotë se pa lejen e Kurtit s’mund të hyjë në Kosovë

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës së Studentëve në Kosovë, ku ata u takuan me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se ndaj tyre është zbatuar një trajtim i ndryshëm nga ai që, sipas tij, u bëhet atij dhe familjarëve të tij.

Vuçiq deklaroi se prej vitesh nuk ka mundësi të hyjë në Kosovë, madje as në cilësinë e një qytetari privat, ndërsa pretendoi se asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk mund ta vizitojë vendin për arsye private, për shkak të vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

“Prej vitesh nuk kam mundur të hyj në Kosovë. As unë si qytetar, e as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë për vizitë private, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa ata kanë marrë leje”, deklaroi Vuçiq.

Ai rikujtoi se përfaqësuesit e Listës së Studentëve fillimisht kishin deklaruar se vizita e tyre në Kosovë nuk po zhvillohej në cilësinë e përfaqësuesve politikë.

Megjithatë, sipas Vuçiqit, në një deklaratë të mëvonshme ata kishin bërë të ditur se ishin pritur nga peshkopi Teodosije si përfaqësues të Listës së Studentëve.

“E dinin mirë këtë dhe pikërisht për këtë arsye morën leje”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiq u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, të mendojnë se përse përfaqësuesve të studentëve iu lejua hyrja në Kosovë dhe përse ministri Nenad Rashiq i ka përgëzuar aq shumë.

Ndërkaq, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, Vuçiq tha se mezi pret të shohë se si do të zbatohen në praktikë premtime të tilla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.