Shikues të shumtë të abonuar janë ankuar për ndërprerjen e një transmetimi të veçantë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Big Brother VIP Kosova.
Mbetet ende e paqartë se për çfarë lloj ndërprerjeje bëhet fjalë, megjithatë janë raportuar ankesa të shumta nga ndjekësit e spektaklit.
Ankesat e tyre lidhen me një situatë që dyshohet se ka ndodhur mes Albës dhe Limit, teksa shikuesit pohonin se pikërisht në atë moment transmetimi ishte ndërprerë.
Ata ngritën dyshime se mund të ketë ndodhur diçka mes dyshes, duke akuzuar produksionin për mungesë transparence.
Sipas shikuesve, transmetimi mori një kahje tjetër, me regjisë që i fokusoi kuadrot në një pjesë tjetër të shtëpisë.
Mbetet të shihet se çfarë ka ndodhur realisht, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e produksionit, as nëse ankesat e shikuesve janë adresuar.