Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Barcelona triumfon në dramën e pesë golave ndaj Realit, e fiton Superkupën e Spanjës

    January 11, 2026

    Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

    January 11, 2026

    Futja e Limit në BBVK, reagojnë nga Instagrami i Albës: Hyri për ta poshtëruar e për ta nxjerr gënjeshtare

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Barcelona triumfon në dramën e pesë golave ndaj Realit, e fiton Superkupën e Spanjës
    • Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste
    • Futja e Limit në BBVK, reagojnë nga Instagrami i Albës: Hyri për ta poshtëruar e për ta nxjerr gënjeshtare
    • Turqi, burri realizon skulptura nga bora
    • Shfaqja kryesore e Porsche për herë të parë në Japoni
    • Messi tregon pse nuk e përdor ChatGPT
    • Tjetër supergol nga Raphinha, Barcelona rikthen epërsinë ndaj Realit
    • Liverpooli gati të ofrojë 180 milion euro për yllin e Real Madridit në një transferim rekord
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » 27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij

    27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij

    korrektpressBy korrektpressJanuary 11, 2026 Enver maloku 2 Mins Read
    27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij
    27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në 27-vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e njërit prej themeluesve të fjalës së lirë në Kosovë.

    Abdixhiku e përshkroi Malokun si një patriot të madh dhe veprimtar të palodhur të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.

    “Enver Maloku ishte patriot i madh, veprimtar i palodhur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci dhe një nga figurat më të rëndësishme të publicistikës kosovare”, u shpreh Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së theksoi kontributin e Malokut si themelues i Qendrës për Informim të Kosovës.

    “Ai hapi një dritare të fuqishme informimi në kohën e errësirës së madhe, duke e bërë të vërtetën e Kosovës zë që dëgjohej në mbarë botën. Përmes shkrimeve dhe lajmeve të tij, Maloku denoncoi dhunën, masakrat, gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës”, tha ai.

    Abdixhiku kujtoi tragjedinë e vrasjes së tij më 11 janar 1999, duke theksuar se idealet e Malokut mbeten udhërrëfyes për të ardhmen.

    “Ndonëse nuk arriti ta përjetojë lirinë për të cilën punoi gjithë jetën, vepra e tij mbeti themel i fuqishëm i saj dhe trashëgimi e përhershme për brezat që gëzojnë sot këtë liri. Sot nuk kujtohet vetëm njeriu që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten udhërrëfyes për të ardhmen, besimi në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Enver Maloku!”, theksoi Abdixhiku. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Ferid Agani: E vlerësoj bashkëpunimin me LDK-në, rezultati zgjedhor nuk e zbeh atë

    Osmani kujton Enver Malokun: Besoi në fuqinë e fjalës dhe në vizionin rugovian të lirisë

    “Dera është e hapur” – Veliu mesazh Abdixhikut: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force

    Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

    “Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian”, Abdixhiku i reagon Musliut: I keni partitë tuaja, ka kush merret me LDK-në

    “Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian”, Abdixhiku reagon pas deklaratës së Musliut: I keni partitë tuaja, ka kush merret me LDK-në

    I jepet lamtumira e fundit ish-ministrit Sadriu, Abdixhiku: Mbi të gjitha ishte njeri i mirë, i matur e i vendosur në qëndrime

    LEXO GJITHASHTU

    Barcelona triumfon në dramën e pesë golave ndaj Realit, e fiton Superkupën e Spanjës

    January 11, 2026

    Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

    January 11, 2026

    Futja e Limit në BBVK, reagojnë nga Instagrami i Albës: Hyri për ta poshtëruar e për ta nxjerr gënjeshtare

    January 11, 2026

    Turqi, burri realizon skulptura nga bora

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Shfaqja kryesore e Porsche për herë të parë në Japoni

    January 11, 2026

    Messi tregon pse nuk e përdor ChatGPT

    January 11, 2026

    Tjetër supergol nga Raphinha, Barcelona rikthen epërsinë ndaj Realit

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.