KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ky Chevrolet Impala e vitit 1964 po tërheq vëmendje nga dashamirësit e automjeteve klasike në një qytet të Turqisë

Ky Chevrolet Impala e vitit 1964 po tërheq vëmendje nga dashamirësit e automjeteve klasike në një qytet të Turqisë

Një Chevrolet Impala e vitit 1964, në pronësi të Sevket Yilmaz, një entuziast i makinave klasike që jeton në Rize të Turqisë, po tërheq vëmendje të konsiderueshme nga dashamirësit e automjeteve klasike.

Yilmaz zhvilloi një interes për makinat klasike gjatë fëmijërisë së tij.

telegrafi.com

Pas rritjes së këtij interesi, 15 vjet më parë ai u bë pronar i një Chevrolet Impala të vitit 1964.

I detyruar ta shiste makinën e tij për shkak të vështirësive financiare me të cilat u përball në një moment, Yilmaz tani po vazhdon me lumturi ëndrrën e tij duke blerë të njëjtën makinë vite më vonë.

telegrafi.com

Yilmaz, i cili herë pas here e nxjerr makinën e tij klasike në rrugë, e mirëmban atë me shumë kujdes dhe dizajni i saj tërheq vëmendjen e qytetarëve.

Duke u bërë fokusi i shikimeve kurioze ndërsa udhëton nëpër rrugë, makina është veçanërisht e popullarizuar në mesin e entuziastëve të makinave klasike.

telegrafi.com

Yılmaz tha për Anadolu se ai ka pasur një interes për këto lloj makinash që nga fëmijëria.

“E shita në një kohë. Pastaj e bleva përsëri nga i njëjti person të cilit ia shita. Është si një obsesion. Po zhvillojmë një lloj varësie”, tha ai. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.