KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bora në formë të shkëlqyer, regjistron fitoren e katërt radhazi në Superligë

Bora në formë të shkëlqyer, regjistron fitoren e katërt radhazi në Superligë

Bora ka vazhduar serinë pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e regjistruar fitoren e katërt radhazi.

Skuadra prishtinase të shtunën mbrëma, në palestrën “1 Tetori”, e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 81:65, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë.

Ylli e nisi më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23:16. Megjithatë, Bora reagoi në dhjetëminutëshin e dytë dhe arriti ta ngushtojë epërsinë në vetëm një pikë, 35:34, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në çerekun e tretë, Bora përmbysi epërsinë dhe krijoi avantazh prej gjashtë pikësh, 58:52. Ndërsa në dhjetëminutëshin e fundit, vendasit e konfirmuan fitoren me një paraqitje bindëse.

Më i dalluari te Bora ishte Laolu Oke, me 19 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Muhamedali Janjeva kontribuoi me 15 pikë dhe gjashtë kërcime.

Te Golden Eagle Ylli, Lis Shoshi u veçua me dhjetë pikë, 14 kërcime dhe një asistim.

Pas kësaj fitoreje, Bora ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve, ndërsa për Yllin kjo ishte disfata e katërt e sezonit, krahas pesë fitoreve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.