KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zidane mohon përplasjet me Mbappén: “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, ai do të jetë nesër me ne”

Zidane mohon përplasjet me Mbappén: “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, ai do të jetë nesër me ne”

Trajneri i Francës, Zinédine Zidane, ka mohuar zërat për një krisje të marrëdhënieve me kapitenin Kylian Mbappé, në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë, e cila zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

I pyetur për raportin me yllin e Real Madridit, Zidane u shpreh se gjithçka mes tyre funksionon normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për mosmarrëveshje.

“Unë kam marrëdhënien e një trajneri me lojtarin e tij dhe gjithçka shkon në mënyrë perfekte. Nuk mund t’i ndaloj njerëzit të flasin, por këto janë marrëzi dhe është për të ardhur keq. Natyrisht, komentet që më janë përcjellë janë disi bezdisëse”, deklaroi Zidane.

Lajmi më i rëndësishëm për Francën është rikthimi i Kylian Mbappés në dispozicion të trajnerit.

Sulmuesi mungoi në humbjen 3-1 ndaj Italisë për shkak të shqetësimeve muskulore në kofshë, por Zidane konfirmoi se kapiteni do të jetë me skuadrën për përballjen ndaj Turqisë.

“Sigurisht që Kylian ndryshon gjithçka. Ne preferojmë ta kemi me vete sesa të mos e kemi. Ai do të jetë me ne nesër”, u shpreh trajneri francez.

Megjithatë, Zidane nuk konfirmoi nëse Mbappé do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Vendimi për formacionin titullar do të bëhet i qartë para fillimit të takimit.

Franca ndodhet në një situatë delikate në Grupin A1, ku gara për kualifikim mbetet e hapur deri në xhiron e fundit.

Franca ka 10 pikë, aq sa Italia, ndërsa Belgjika ndodhet vetëm një pikë prapa me 9 pikë. Turqia është e fundit pa pikë.

Për Francën, një barazim ndaj Turqisë mjafton për të siguruar kualifikimin në çerekfinale. Megjithatë, fitorja mund t’i japë vendin e parë në grup, nëse Italia nuk fiton ndaj Belgjikës./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.