KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Declan Rice: “Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të fitojë shumë Topa të Artë në karrierën e tij”

Declan Rice: “Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të fitojë shumë Topa të Artë në karrierën e tij”

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice, ka folur me superlativa për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, në prag të supersfidës ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp, futbollisti i Arsenalit nuk i kurseu komplimentet për 19-vjeçarin spanjoll, duke parashikuar një të ardhme të jashtëzakonshme për të.

“Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të fitojë shumë Topa të Artë në karrierën e tij”, u shpreh Rice.

Megjithatë, anglezi theksoi se Anglia nuk mund ta ndërtojë të gjithë planin taktik vetëm për të ndalur yllin e Barcelonës.

“Ne nuk e përqendrojmë planin tonë të lojës vetëm te Lamine Yamal, sepse Spanja ka edhe dhjetë lojtarë të tjerë që janë kampionë bote. Nëse fokusohemi vetëm tek ai, do të ishte gabim”, deklaroi mesfushori anglez.

Rice foli edhe për rëndësinë e përballjes me Spanjën, duke pranuar se Anglia duhet të jetë në nivelin maksimal gjatë gjithë takimit.

“Kur luan kundër lojtarëve më të mirë në botë, si Yamal, është diçka shumë e veçantë. Gjithmonë dëshiron të përballesh me më të mirët. Duhet të jemi 100 për qind të përqendruar gjatë të gjitha 90 minutave. Nesër do të jetë një spektakël i vërtetë dhe një ndeshje që mezi pres ta luaj”, tha Rice.

Përballja Spanjë–Angli, e vlefshme për Grupin A3 të Ligës së Kombeve, pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e vendit të parë.

Spanja kërkon të ruajë pozitën e saj në krye, ndërsa Anglia synon fitoren për të marrë kreun e grupit. Në ndeshjen e parë, spanjollët triumfuan 3-2 në Wembley./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.