KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trajneri i Izraelit: Kosova ka ekip shumë të mirë, për ne nuk ishte e lehtë në Prishtinë (VIDEO)

Trajneri i Izraelit: Kosova ka ekip shumë të mirë, për ne nuk ishte e lehtë në Prishtinë (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares së Izraelit Ran Ben Shimon ka vlerësuar lart ekipin e Kosovës pas përballjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai tha se Dardanët kanë një ekip cilësor dhe se përfaqësuesja e Izraelit e kishte ditur që në Prishtinë e priste një sfidë e vështirë.

Trajneri izraelit theksoi se ndeshja ndaj Kosovës ishte ndër përballjet më të forta të grupit, ndërsa u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Luajtëm kundër një kombëtareje shumë cilësore. Ju keni një ekip shumë të mirë. Nuk po e them këtë vetëm sa për t’ju komplimentuar. E dinim se për ne kjo ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të vështira të grupit. E dimë se Kosova ka futbollistë të mirë dhe të cilësisë së lartë. Të vish të luash në Prishtinë nuk është e lehtë për një kombëtare si Izraeli. Megjithatë, ne erdhëm dhe dhamë më të mirën. Mund të fitonim, por mund edhe të humbnim. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen tonë” – tha ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.