Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se do të vazhdojë protestën më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në Prishtinë.
Përmes një thirrjeje drejtuar punëtorëve, sindikata ka bërë thirrje për unitet në kërkesat për paga meritore, kushte më të mira pune dhe dinjitet për punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Jo të varfëruar, jo të nëpërkëmbur, jo të pavlerësuar dhe jo pa dinjitet”, thuhet në mesazhin e sindikatës, e cila thekson se punëtorët përballen çdo ditë me punë të rëndë dhe rrezik të lartë për shëndetin.
Me moton “Të vendosur, vazhdojmë të bashkuar!”, sindikata u ka bërë thirrje punëtorëve që të qëndrojnë të bashkuar në kërkesat e tyre.
Burimi: klankosova.tv ↗

