KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti i drejtohet Kurtit: Mbi 122 premtime të mëdha nuk figurojnë në buxhetin për tri vitet e ardhshme

Hoti i drejtohet Kurtit: Mbi 122 premtime të mëdha nuk figurojnë në buxhetin për tri vitet e ardhshme

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se janë mbi 122 premtime që Albin Kurti i ka paraqitur në ekspozenë e tij më 13 shtator, ditën kur u votua Qeveria e re, të cilat nuk janë përfshirë në projektbuxhetin për vitet 2027–2029.

Premtimet më të mëdha ishin ndarja e një miliard eurove për prodhimin dhe industrinë, 500 milionë euro për Brezovicën, 250 milionë euro për stadiumet, 200 milionë euro për industritë kreative, 150 milionë euro për efiçiencën e energjisë dhe mbi një miliard euro për ushtrinë, si dhe 100 milionë euro për barna esenciale.

Po ashtu, ishin premtuar spitale të reja në Mitrovicë dhe Ferizaj, diga, projekte të mëdha rrugore e hekurudhore dhe investime të tjera strategjike.

Sipas deputetit Hoti, asnjëra prej këtyre premtimeve nuk është përfshirë fare në buxhet ose për to është ndarë një buxhet minimal për tri vitet e ardhshme.

“Më 13 shtator, kur e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar para deputetëve dhe qytetarëve, ka prezantuar një plan, edhe pse një plan të detajuar nuk e ka paraqitur kurrë në Kuvend. Por fjala e tij është kontratë publike me qytetarët për katër vitet e ardhshme. Buxheti që e kemi përpara është për vitet 2027–2029 dhe mbulon të gjithë mandatin qeverisës. Gjithçka që ka premtuar në shtator, kur e ka prezantuar Qeverinë, është dashur ta reflektojë në këtë buxhet, jo vetëm në atë të vitit 2027, por edhe në atë të viteve 2028 dhe 2029. Por janë mbi 122 premtime, duke nisur nga ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, politika e jashtme dhe ushtria, që nuk janë përfshirë në buxhet. Pra, vetë i ka premtuar, por nuk i ka futur në buxhet”, ka thënë Hoti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.