Pas largimit nga Manchester United, Michael Carrick ka shkruar një letër lamtumirëse drejtuar tifozëve të United-it.
“Të dashur tifozë të United,
Kam pasur privilegjin e jashtëzakonshëm të drejtoj Manchester United, klubin e futbollit që e dua.
Janë shumë pak ata që kanë fatin ta përjetojnë dhe ta ndiejnë këtë, ndaj jam pafundësisht mirënjohës.
Kjo sjell me vete një përgjegjësi të madhe; për të qenë pjesë e Manchester United, duhet të kuptosh saktësisht se çfarë do të thotë kjo.
Është diçka ndryshe nga çdo vend tjetër.
Në thelb, duhet të përpiqesh gjithmonë të jesh më i miri, por ekziston një kulturë, vlera dhe sjellje që duhen respektuar dhe mishëruar – vlera që janë ndërtuar ndër vite.
Është një klub futbolli unik, me thelb dhe histori që nuk mund të shpërfillen.
Kjo është ajo që më frymëzonte çdo ditë.
Dua t’ju them një falënderim të madh mbështetësve. Duhet ta pranoj, jeni një grup njerëzish vërtet të veçantë dhe të rrallë.
Këtë vit kemi përjetuar momente të mrekullueshme, të cilat do t’i mbajmë mend të gjithë. Gjëja më e bukur në rolin tim ishte të shihja kaq shumë prej jush teksa përfshiheshit plotësisht nga emocionet e atyre çasteve, duke u larguar nga stadiumi me dëshirën e zjarrtë për t’u rikthyer sërish.
Thjesht doja t’ju jepja diçka mbrapsht.
Ajo dashuri nuk vdes kurrë.
E di që kohët e fundit rezultatet nuk kanë qenë të mira, por ju më keni dhuruar vetëm dashuri dhe mbështetje, pikërisht në çaste kur gjëja më e lehtë dhe ajo që bëjnë shumica do të ishte të kthenit shpinën.
Kjo vlen më shumë se një apo dy fitore.
Kjo është ajo që ju bën të jeni ata që jeni.
Kjo është arsyeja pse u dashurova me këtë klub shumë vite më parë.
Një falënderim të veçantë për stafin tim teknik. Më keni dhënë gjithçka që kishit, çdo ditë, dhe nuk mund të kërkoja më shumë. Jam pafundësisht mirënjohës për besnikërinë, punën e palodhur dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Falënderoj gjithashtu të gjithë stafin që punon në prapaskenë; faleminderit për gjithçka që bëni për këtë klub. Shumë nga puna juaj mbetet e padukshme, por ajo vlerësohet gjithmonë.
Dhe së fundmi, lojtarëve: faleminderit për përpjekjet tuaja dhe për momentet që kemi ndarë së bashku. Ju uroj të gjithëve më të mirat…” …më të mirat për atë që ju pret.
Nuk dëshiroj asgjë tjetër veçse sukses për Manchester United-in. Ky klub ka qenë një pjesë kaq e rëndësishme e jetës sime dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Do të jem gjithmonë krenar që kam dhënë kontributin tim dhe do të dëshiroj gjithmonë më të mirën për të.
Që tani e tutje, do të jem aty me ju, duke ndjekur nga anësoret dhe duke i mbështetur djemtë.” u tha në letrën e publikuar./IndeksOnline/

